3 Prill, 2022

Ardian Bujupi lë pas historinë 1-vjeçare me balerinën, nis lidhje me Jasminën/ Si po e përdor çifti historinë e tyre për marketing


Ardian Bujupi dhe Jasmina Kadiu janë në qendër të vëmendjes për historinë mes tyre. Pas deklaratave kontradiktore, dyshja edhe pse e mbaroi bashkëpunimin mes tyre, duket se vijojnë të qëndrojnë bashkë. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, pas përfundimit me historinë e dashurisë me Andin, tashmë ka gjetur mashkullin e ëndrrave.

Ajo dhe Ardiani prej disa javësh po shijojnë një histori dashurie, që nisi fill pas bashkëpunimit të tyre për videoklipin e artistit. Megjithatë, kjo dyshe ka menduar që të luajë pak me mediat, duke bërë deklarata kontradiktore, duke preferuar që ta mbajë lidhjen e tyre gjysmë të fshehtë. Ditët e fundit, Jasmina ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku sigurisht është takuar me këngëtarin.

Edhe pse në deklaratat e tyre të dy e kanë lënë gjithçka evazive sa i përket lidhjes së tyre, çifti me foto konfirmon atë që flitet prej javësh, se janë bashkë dhe po shijojnë një histori dashurie. “Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje.

Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie, e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse, krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina në një intervistë.

Mirëpo, nga ana tjetër, një reagim më i qartë ka ardhur nga ana e këngëtarit. Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën, as me këdo tjetër. Ai është ‘single’”, tha burimi, duke shtuar se momentet e nxehta mes dyshes kanë ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të tij. Ardiani dhe Jasmina kanë qenë shumë të komentuar në rrjetet sociale këto ditë, pasi ish-konkurrentja e “Për’puthen” do jetë protagoniste në videoklipin e ri të këngëtarit.

Ata janë fotografuar krah njëri-tjetrit në Prishtinë, e po ashtu kanë publikuar një video shumë hot në “TikTok”, ku kërcejnë bashkë. Rrjedhimisht, ndjekësit kanë nisur të mendojnë nëse ata janë apo jo në një lidhje.

“Ajo është protagonistja kryesore në videoklipin e ri”, iu përgjigj Ardiani para disa ditësh një komentuesi që shkruante se është në lidhje me Jasminën, duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asgjë. Menjëherë pas këtyre lajmeve u raportua se Ardiani është rikthyer me balerinën Sabrine Khan, pas më shumë se një viti shkëputje.

Ata janë shfaqur sërish bashkë në rrjetet sociale me foto e video të ndryshme. Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela”, që u publikua në maj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Por duket se historia me Sabrine tashmë i përket së shkuarës dhe Jasmina ka mundur të dalë fituese nga ky trinom dashurie.

Tashmë Jasmina, përveçse partnerja e tij në klip, është edhe partnere në jetën reale. Lidhja e mundshme u mohua, por pamjet e fundit kanë ngritur sërish dyshimet e fansave. Ditët e fundit ata kanë dalë së bashku dhe sigurisht “story”-t i shoqëronte kënga e re e Ardianit me modele Jasminën.

Për shkak të kësaj historie, Jasmina i ka shtuar vizitat në Kosovë, por edhe në Gjermani, për të kaluar kohë pranë të dashurit të saj. Kjo lidhje është një mundësi e mirë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, të rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e mediave, pasi që prej përfundimit të spektaklit, ishte eklipsuar.

Nga ana tjetër, duke qenë kjo një lidhje e re, në ditët e para, këngëtari heziton ta bëjë publike, por ka përfituar nga zhurma mediatike për të pasur më shumë audiencë në këngën e tij të fundit, ku shfaqen të afërt me Jasminën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al