12 Dhjetor, 2017

Ardit Gjebrea i qan hallin krushkut, ‘për gocën që i ka dhënë çunit tim’


Ardit Gjebra këtë të dielë në emision ka folur edhe për atë që ka ndodhur së fundmi në familjen e tij, gjatë rubrikës “Ka një mesazh për ty”, ku ishte i ftuar një gjysh, i cili ndau me publikun eksperiencën si baba vajzash.

ardit-gjebrea-1

 

 

Pasi mori mesazhin nga e bija ai u emocionua shumë dhe u përlot. “E shikon, ta prishi rehatinë goca. Ah, ç’të bëjnë gocat… lëre”, i tha Arditi duke e ngacmuar.

Por vijoi: “Sa mirë e kuptoj unë atë krushkun tim për gocën që i ka dhënë çunit tim, por të paktën e kam çunin e mirë…”, u shpreh Arditi.

Mesa duket djali i tij Jon dhe partnerja Merlin Haxhiymeri qenkan fejuar derisa dy familjet janë bërë krushq…Ardit-Gjebrea-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al