11 Dhjetor, 2017

Arditi rrëfen se çfarë i tha e bija gjatë ‘’Këngës Magjike’’: Babi, pasi të këndojmë …


Mbrëmjen finale të Këngës Magjike, prezantuesi Ardit Gjebrea  së bashku me vajzën e tij kënduan ‘’Për ty’’, një këngë jo vetëm surprizë dhe përshëndetëse për festivalin e muzikë së lehtë, por edhe një dedikim ndaj Annës së vogël. Dje në festën e mbledhur nga “E diela shqiptare”, Arditi zbuloi edhe çfarë i tha e bija natën finale pas performancës: “Babi, pasi të këndojmë këngën, ku do ulem?” “Ti do ikësh, se aty mund të hapet ndonjë muhabet…” – ia kishte kthyer Arditi duke e shprehur hapur “frikën” që e vogla të mos ndikohej nga ajo çfarë mund të dëgjonte mes artistëve: “Po e njëjta gjë do jetë, sepse njëlloj do ta shikoj votimin nga televizori” – ia kishte kthyer Anna.

Meqenëse sot producentit iu kërkua që ta këndonte edhe një herë “Për ty” me Annën, e ftoi vogëlushen e tij në skenë, por këtë herë e vendosi në tryezë mes artistëve. Në fund të fundit, ajo tashmë është artiste dhe i bën mirë të mësohet edhe me paraskenat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al