13 Nëntor, 2017

Argita Malltezi shfaqet e rrethuar nga fëmijë te një qendër tregtare (FOTO)


Vajza e ish-kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, Argita Malltezi, është fotografuar pak ditë më parë në ambientet e një qendre komerciale. Interesant ishte fakti se ajo ishte nën shoqërinë e disa fëmijëve të vegjël, si dhe pak më të rritur. Ne e dimë që çifti Malltezi ka 4 fëmijë, por, me sa duket, ajo mund të kishte me vete miqtë e ndonjërit prej fëmijëve.

Mbase donin të festonin ndonjë ditëlindje ose të shikonin ndonjë film në kinema të gjithë bashkë, por ajo që të bie në sy është përkushtimi i zonjës Malltezi që fëmijët ta kalonin sa më mirë. Tashmë prej shumë kohësh emri i vajzës së Berishës nuk është më aq në qendër të vëmendjes si më parë. Ajo me siguri merret me jetën e saj private dhe larg syve të publikut, ashtu siç në fakt ka dashur gjithmonë të jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al