21 Janar, 2021

Argjentina Ramosaj bëhet nostalgjike në 6-vjetorin e martesës, publikon pamje nga super propozimi në Tajlandë


Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, festoi dje përvjetorin e gjashtë të martesës, prandaj 20 janari është një ditë e veçantë për të.

argjentina ramosaj (3)

Ajo ndan shpesh foto e video me partnerin e saj, Dukagjinin, në rrjete sociale, duke mos nguruar të publikojë edhe ato që kanë realizuar për herë të parë së bashku në fillimet e marrëdhënies së tyre.

argjentina ramosaj (2)

Dje Argjentina u bë nostalgjike dhe ka kujtuar me mall ditën e propozimit romantik në Tajlandë, ku çifti ka qenë me pushime.

argjentina ramosaj (7)

Urime përvjetori dashuri”, shkroi ajo krahas fotove të tyre të bëra kolazh.

argjentina ramosaj (2v)

Dashuria e çiftit është bekuar me një djalë , të cilin e kanë quajtur Noah.

argjentina ramosaj (13)

I vogli erdhi në jetë po atë vit, ndërkohë aktualisht Argjentina dhe Dukagjini jetojnë bashkë në Prishtinë.

argjentina ramosaj (1)

Pak kohë më parë, këngëtarja zbuloi se ka qenë një shoqe e përbashkët e tyre ajo që është bërë shkas për njohjen e saj me partnerin.

Argjentina-Ramosaj-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al