Argjira Spanca dhe Graciano Tagani pranuan dje publikisht se janë në një lidhje.
Pak ditë më parë, “Panorama Plus” zbuloi se çifti ishin bashkë, por ata vetë nuk kishin bërë asnjë reagim për romancën e tyre.
Gjatë kohës që po diskutonin rreth vërtetësisë së çifteve në rubrikën “Trotuar”, Graciano dhe Argjira pranuan se janë në një lidhje dashurie.
Kur të ftuarit u pyetën se cilët janë beqarë, Graciano dhe Argjira u çuan dhe me shaka tentuan të dilnin nga studioja, si për t’iu shmangur kësaj pyetjeje.
Pastaj u kthyen në vendet e tyre dhe pranuan se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht marrëdhënie pune.
“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë. Pse bëni sikur s’e dini?!”,- tha Graciano në siklet.
Mirëpo, Edi Manushi iu drejtua moderatores, duke i thënë që si ka mundësi që mes kaq shumë njerëzve zgjodhi pikërisht balerinin.
Duke qeshur, Argjira u përgjigj: “Po pse mot ë duket zgjedhje e keqe?”.
Pak kohë më parë, Graciano zbuloi gjatë një interviste se kishte blerë shtëpinë e tij, në të cilën nuk jetonte vetëm, por nuk e zbuloi emrin e vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën.
“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”,- tha koreografi në atë kohë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al