Ylli i muzikës pop, Ariana Grande është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez në një ceremoni private.
Këngëtarja 27-vjeçare i tha “PO” partnerit të saj para më pak se 20 personave gjatë fundjavës, raporton “BBC”.
Grande njoftoi në dhjetor se ishte fejuar me agjentin e pasurive të patundshme në Los Angeles, i cili është 25 vjeç.
Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e saj në Kaliforni, sipas raporteve.
Një përfaqësues i këngëtares tha: “Ata u martuan. Ishte diçka e vogël dhe intime, më pak se 20 persona. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur“.
Ceremonia u zhvillua në pronën e Grande në Montecito, një zonë e famshme në Kaliforninë jugore ku jetojnë edhe Duka dhe Dukesha e Sussex.
Kush është Dalton Gomez?
Gomez u rrit në Kaliforninë jugore dhe ka punuar në tregun luksoz të pasurive të patundshme për pesë vjet, sipas biografisë së tij në faqen e “AKG”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al