19 Korrik, 2022

Ariana Lirey hedh pas krahëve historinë me Don Xhonin dhe nis një romancë të re? Ja çfarë fshihet pas postimit të modeles me mashkullin misterioz


Modelja ruse Ariana Lirey trazoi rrjetin ditën e sotme pasi u tha se e ka lënë pas historinë me reperin Don Xhoni dhe po vazhdon jetën e saj krah një mashkulli tjetër.

Këtë e bëri të ditur vetë modelja, e cila publikoi një foto në profilin e saj në Instagram duke i mbajtur dorën një mashkulli misterioz. “Me mikun tim”- ka shkruar ajo krahas fotos duke e shoqëruar me një zemër dhe kjo ka bërë që të nisin dyshimet se ajo ka nisur një romancë të re, megjithëse personin pranë saj e cilëson si mik.

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

Ariana Lirey deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin, dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë.

“A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”- e pyeti ndjekësi.

“Egziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jamë bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë.”– shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al