10 Nëntor, 2017

Arilena Ara harron lotët e një viti më parë, ja si e gjeti ky nëntor


Vitin e kaluar, Arilena Ara u identifikua me këngën “Nëntori”, pasi i këndoi këtij muaji me lot e pikëllim pasi e kishte ndarë nga i dashuri. Por ky nëntor e gjeti ndryshe fituesen e spektaklit “X Factor Albania”.

Arilena është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme, dhe shpeshherë shfaqet natyrale e ndonjëherë edhe provokative.

Pak ditë më parë ka bërë një postim në të cilin ka ekspozuar pjesërisht gjoksin dhe po duket tejet seksi, foto që e ka përdorur për koncertin saj në Athinë.

Që pas “Këngës Magjike” nëntorin e kaluar, Arilena nuk u ndal, pasi vazhdimisht ka punuar për projekte të reja muzikore dhe koncerte në disa vende të botës pas famës që mori me “Nëntori”, versionin anglisht të së cilës e publikoi pak muaj më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al