Po bëhet gati një javë që Arjola ka lënë shtëpinë e Big Brother dhe daljet e saj publike nuk kanë munguar. Duket se tashmë ish-banorja është tifozja më e zjarrtë e Ilirit, duke e treguar këtë edhe në daljet publike.
Por nuk kishte sesi mos të tërhiqte vëmendjen e publikut edhe dhurata që iu bë. Javë më parë, Arjolës iu dhurua një shtëpi, dëshirë kjo që e kishte bërë të futej në këtë format. Aktorja ishte shprehur gjatë qëndrimit në shtëpi se gjithçka çfarë dotne ishte një shtëpi, ndaj edhe synonte të fitonte çmimin e madh. E tashmë që ka dal, të gjithë kanë pyetur veten se çfarë ka ndodhur me këtë dhuratë.
Vetë Arjola ka bërë me dije se ende nuk ka shkuar ta shikojë apartamentin e dhuruar. Sipas saj, ajo ka vetëm pak ditë jashtë Big Brother dhe ende nuk patur mundësinë të diskutojë rreth kësaj teme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al