15 Mars, 2022

Arjola “imiton” Malumën, por komentuesit e akuzojnë për kopje të Beatrix


“Big Brother VIP” ka mbaruar por ish-banorët vijojnë të tërheqin (shpesh kërkojnë) vëmendje me veprimet e tyre. Beatrix Ramosaj ia ka dalë të bëhet kryefjalë mbrëmjen e djeshme kur postoi në Instagram një foto të sajën me xhup jeshil dhe syze të bardha duke e krahasuar me veshjen e Malumës.

Në koncertin që mbajti në Tiranë, ylli kolumbian kishte veshur një xhup jeshil dhe mbante syzet e famshme “Versace” që janë shumë trend këto kohë. “E ka bërë për mua”-shkroi krah fotove këngëtarja, duke risjellë në vëmendje batutën e Ilirit kur dëgjoi këngën e Sabianit në “Big Brother VIP” dhe tha se e ka bërë për të ndonëse ishte një këngë tradhtie.

Por ngjyra jeshile dhe syzet janë shumë në modë dhe së fundmi ‘në lojë’ është futur edhe Arjola.

Kjo e fundit ka postuar ditën e sotme disa foto ku shfaqet me një veshje jeshile dhe syzet e famshme, teksa ndjekësit e saj e kanë kapur menjëherë këtë detaj. Shumë prej tyre shkruajnë se ka kopjuar Beatrix të tjerë bëjnë ironi me Malumën. “Pas Trixës dhe Malumës, edhe ti tani”, shkruan një ndjekës kurse një tjetër shkruan me humor: “Syzet e Malumës, i kanë rënë nga avioni ”.

Nuk dihet nëse këto foto të Arjolës janë publikuar rastësisht apo pas zhurmës që u shkaktua në rrjet me postimin e Beatrix, por fansat tashmë po e komentojnë.

Epo në këtë rast na fal Beatrix, por “Maluma nuk e ka bërë vetëm për ty”…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al