12 Shtator, 2017

Arjola Shehu sjell emisionin më të ri të paradites në Tv Klan


Disa kohë më parë mësuam se moderatorja Arjola Shehu do të jetë pjesë e televizionit Klan. Sot televizioni na ka njohur me formatin dhe risitë që do sjellë Ariola në ekran. Ajo do të drejtojë një  emision gatimi që  të mbaje titullin ‘Kush vjen për drekë’.

Por duket se Shehu nuk do të jetë vetëm në program, pasi krahas saj, do të jetë edhe blogerja e gatimit, Kristi Janku.Siç ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, Janku do të ketë rubrikën e saj të titulluar ‘Me duart e Kristit’, ku ajo do të ofrojë këshilla praktike gatimi .

Emisioni pritet të fillojë ditën e  enjte dhe do të transmetohet nga e hëna në të premte në orën 11:05.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al