23 Nëntor, 2023

“Armiku” i padukshëm që kërcënon meshkujt të bëhen prindër. Çfarë tregoi studimi i pesë dekadave dhe pse duhet të bëni kujdes me ushqimin që hani dhe ujin që pini


Fertiliteti mashkullor është në rrezik dhe kjo vjen si pasojë e ekspozimit ndaj insekticideve, sipas një rishikimi të ri sistematik i bërë nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga Melissa J. Perry, dekane në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit George Mason.

Fertiliteti meshkujt

Sipas botimit të tyre në Environmental Health Perspectives, ekziston një lidhje e fortë midis ekspozimit ndaj pesticideve dhe përqendrimit më të ulët të spermës tek meshkujt në mbarë botën.

“Të kuptuarit e mënyrave se si insekticidet ndikojnë në përqendrimin e spermës tek burrat është kritike, duke pasur parasysh praninë e tyre të lartë në mjedis dhe rreziqet e tyre të dokumentuara për shëndetin riprodhues.

Insekticidet janë një shqetësim i shëndetit publik për të gjithë meshkujt, të cilët ekspozohen ndaj tyre kryesisht përmes konsumimit të ushqimit dhe ujit të kontaminuar”, tha studiuesja Lauren Ellis, MPH, një kandidate për doktoraturë në Universitetin Northeastern.

Ekipi shqyrtoi gati për 50 vite prova mbi efektet e shëndetit të njeriut nga ekspozimi ndaj dy klasave të përdorura gjerësisht të insekticideve, produkteve të përdorura në frutikulturë e të tjera, ndërsa gjeti lidhje të qëndrueshme me përqendrim më të ulët të spermës, një shqetësim që qëndron në linjën e tendencave në rënie të cilësisë së spermës, siç dokumentohet edhe nga studime të tjera.

“Ky rishikim është më gjithëpërfshirës deri më sot, duke vlerësuar mbi 25 vjet kërkime mbi fertilitetin mashkullor dhe shëndetin riprodhues. Provat tani tregon nevojën për veprime rregullatore për të kufizuar ekspozimin ndaj insekticideve”, tha Dr Perry.

Ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat nga 25 studime të kryera gjatë pesë dekadave mbi ekspozimin e njerëzve ndaj insekticideve dhe gjeti prova të qëndrueshme të lidhjeve të forta midis ekspozimit ndaj insekticideve dhe përqendrimit më të ulët të spermës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al