7 Prill, 2022

Armina Mevlani një nuse tradicionale, blogerja habit me deklaratën: Burri duhet punojë, të sjellë lekë


Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani ka rrëfyer se është një vajzë tradicionale për sa i përket financave në shtëpi, ku sipas saj burri duhet të punojë dhe të sjellë të ardhura, ndërsa ajo t’i dedikohet rritjes së fëmijëve.

Në emsionin “Goca dhe Gra”, ku ajo është edhe moderatore, u diskutua tema se kush duhet t’i mbante lekët në shtëpi, burri apo gruaja.

Blogerja tregoi se femrat kanë më shumë shpenzime se meshkujt, por shtoi gjithashtu se kanë detyrë edhe që të përkujdesen për familjen dhe fëmijët. Armina shprehu se është “tradicionale” dhe sipas saj burri duhet të punojë të sjellë lekët dhe ajo t’ju përkushtohet fëmijëve.

“Unë e kam thënë gjithmonë këtë gjë sepse mendoj se ne femrat kemi më shumë shpenzime, duhet të bëjmë thonjtë, duhet të mirëmbahemi. Dhe detyra e femrës, përveçse të punojë është që të përkujdeset që familja të jetë në rregull, shtëpia, fëmijët, kështu që ka një punë të dyfishtë. Prandaj burrat të punojnë edhe… Unë jam tradicionale në aspektin që mua më pëlqen të punoj, por në momentin që do të kem fëmijë do t’i dedikohem më shumë rritjes së fëmijëve se sa burrit. Burri është ok, të punojë, të sjelli lekët.”– tregoi moderatorja.

Armina Mevlani është prej kohësh në një lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Më herët ajo ka treguar fillimet e lidhjes së tyre duke theksuar se kjo ka qenë lidhja e parë serioze për të.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze. Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, rrëfeu ajo pak kohë më parë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al