25 Maj, 2022

Armina Mevlani nuk i kursen kritikat për dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker: Mu duk si…


Kourtney Kardashian ka qenë këto ditë qendra e vëmendjes pasi ka kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Travis Barker në Portofino.

Teksa eventi komentohet ende në të gjithë botën, edhe blogerja shqiptare Armina Mevalni ka bërë një koment në lidhje me stilin e veshjeve të dyshes dhe mënyrën e organizimit të dasmës.

Përmes një postimi në Instastory, Armina ka kritikuar Kourtney Kardashian dhe Travis Barker për dasmën, të cilën e cilëson si “reklamë të ekzagjeruar” për Dolce and Gabbana.

“Atëherë, unë vetë dëgjoj muzikë rock, vdes për gothic style dhe më ka pëlqyer gjithmonë stili i Kourtney, poooor… Dasma, për më tepër altari, mu duk si copëz e një dyqani të Dolces (reklamë e ekzagjëruar), shumë e parë me kadifen vishnje, shumë e ekzagjëruar dhe veshjet e të ftuarve po ashtu nuk më pëlqyen. Për mua Travis dhe Kourt duhet të qëndronin te martesa civile me makinën vintage “Just Married”, ajo po që është një martesë ‘punk rock’ king and queen”- shkruan ajo.

Një thetër detaj që mori vëmendjen e blogeres shqiptare Armina Mevlani ishin sandalet e nuses. Mes të tjerash, Kourtney u shfaq e veshur edhe një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’. Armina ka treguar më herët në Instagram se po të njëjtat i ka veshur vetë ajo në fejesën me Shkëlzen Berishën.

Blogerja ka publikuar disa Instastory nga fejesa e saj. Sandalet e ringjallën kujtimet e një periudhe shumë të bukur të jetës siç duket. “Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“- shkroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al