4 Nëntor, 2017

Armina Mevlani tregon detajet e martesës, si i propozoi Shkëlzeni dhe kur do të bëhet dasma


Armina Mevlani ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Pop Culture” ku ka folur për jetën e saj, punën por dhe marrëdhënien me Shkëlzenin. Blogerja ka treguar se ata bashkëjetojnë të lumtur dhe se në planet e tyre është edhe martesa.

Ndër të tjera Armina ka rrëfyer edhe “sekretin” e stolit të tyre të preferuar që ndodhet në liqenin Como të Italisë, të cilin pak ditë më parë Shkëlzeni e kishte postuar edhe në Facebook.

Mevlani ka rrëfyer se ky stol është i veçantë për ta pasi aty shkojnë gjithmonë për përvejtoret e lidhjes së tyre dhe pikërisht këtu ajo ka marrë edhe propozimin për martesë një vit më parë.

“Është një vend i joni që ne kemi shkuar gjithmonë për përvjetor. Ky vend ka ngel si vendi jonë sepse unë kam marrë një propozim për martesë. Nuk ka qenë ai propozimi klasik. Propozimin e kam marrë vjet në këtë stol, dhe erdhi shumë spontanisht.

Po rrinim bashkë dhe kishim vënë një këngë tonën, dhe Zeni po më thoshte që do donte shumë që të rrinim përgjithmonë bashkë dhe a do e doje edhe ti këtë gjë. Sigurisht që po i thash, edhe për mua është e njëjta dëshirë.

Ishte diçka shumë e veçante sepse erdhi shumë spontanisht. Dhe prandaj stoli ka ngelur shumë special.

Martesa është në planet tona, por ende nuk kemi vendosur një datë. Dua një martesë shumë intime, por kam përshtypjen që po e bëmë nuk do mbetej edhe aq  intime duke qenë se jemi personazhe publike…”, u shpreh Armina

(Minuta 10:02)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al