28 Shtator, 2017

Armina zihet me komentuesin: ‘Po mos të ishte për Saliun as në …’


Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani sot ka publikuar një foto nga Italia, aty ku ka qenë prezentë gjatë javës së modës në Milano. E veshur me xhinse, një bluze ngjyrë rozë dhe me një çantë mini blogerja e njohur di gjithmonë se si të tërheq vëmendje dhe të jetë ‘in’ në raport me modën.

‘Një Barbie  në një botë Barbie-sh’, – ka shkruajtur nën diçiturën e fotos Armina duke kujtuar këngën e famshme të viteve ’90. Dhe pas kësaj vijnë komentet akuzuese nisur nga lidhja e saj me djalin e ish kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.

‘Barbie girl sepse punoi Sala, po të mos ishte për Salën as në TVSH s’të çonin,’ – i ka shkruar një komentues duke e revoltuar blogeren, e cila nga ana  e saj nuk e ka kursyer përgjigjen :

“Në fakt nëse do më kishe ndjekur kam punuar në modë që në moshën 19 vjeç si drejtuese reviste mode dhe në TV dhe dikush pa aftësi nuk ecën dot përpara çfarëdo gjëje t’i ofrojnë,” – i ka replikuar ajo komentuesit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al