15 Shtator, 2017

‘Aromë Kardashiane’, Kim lancon së shpejti parfumin e ri


Kim Kardashian nuk di të ndalet! Këtë herë ajo do të  godasë sërish në botën e kozmetikës, ndërsa do të sjellë një parfum të ri nën markën e saj ‘KKW Beauty’.

Ajo postoi në Instagramin e saj një lule orkide dhe poshtë saj shkruhej “Gardenia” ( që në fakt është një lloj tjetër luleje). Kështu, mund të themi pa frikë se është e sigurt që ‘KKW Beautry ‘ do të ketë edhe një parfum në linjën e saj, por me aromë Gardenie.

 

Kim tregoi për prestigjiozen Forbes se ky parfum do të vijë në fund të vitit dhe shishet mund të jenë në formë kristali. Kim mesa duket është duke përsosur detajet e fundit për këtë prurje të saj të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al