Reperi amerikan Sean ‘Diddy’ Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, është arrestuar nga policia e Manhattan-it pasi kundër tij janë paraqitur disa ankesa për sulme seksuale.
Lajmi ëshë bërë i ditur nga drejtësia e Nju Jorkut.
“Agjentët federalë arrestuan Sean Combs në një aktakuzë të ngritur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut,” tha prokurori amerikan Damian Williams.
Hetimi federal ndaj reperit u bë publik në mars kur agjentët ekzekutuan urdhra kontrolli në pronat e tij në Los Angeles dhe Miami .
Hetuesit intervistuan disa persona në lidhje me akuzat për sulme seksuale, nxitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit të paligjshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al