7 Shkurt, 2018

Arrin deri në finale te konkursi i bukurisë për femra, e vërteta e modeles trondit publikun: Jam…


Një djalë 22-vjeçar ka marrë pjesë në një konkurs bukurie për femra, ku askush nuk e kuptoi se kush ishte në të vërtetë.

Madje ai u pëlqye nga publiku dhe arriti në finalen e konkursit të bukurisë “Miss Virtual Kazakistan”. Aty ishte regjistruar me emrin Arina Aliyeva dhe i ka shokuar të gjithë pas deklaratës që ka bërë, duke treguar se në fakt është mashkull dhe jo femër.

Arina, emri i vërtet i të cilit është Ilay Dagilev kishte vendosur të merrte pjesë në konkurs pasi kishte pasur një argument me miqtë e tij mbi bukurinë femërore.

Me ndihmën e make-up-it dhe një parukieri Ilay u bë Arina, një vajzë e re që përfaqësonte qytetin e saj Shymkent në konkursin e bukurisë.

Ai ka punuar si model që në moshën 17-vjeçare dhe pati fatin që në konkurs të shkonte deri në finale. Por pikërisht në këtë moment 22-vjeçari vendosi të zbulojë të vërtetën që është mashkull.

Diaghilev shpjegoi vendimin e tij për të hyrë në konkursin e bukurisë “Miss Virtual Kazakistan” si një mënyrë për të bindur vajzat e reja se sa lehtë mund të arrihet bukuria fizike edhe nga gjinia e kundërt.

Ai shpreson se historia e tij do t’i frymëzojë njerëzit për të vlerësuar më shumë bukurinë e brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al