19 Mars, 2022

Arsyeja e largimit nga programi i humorit ishte protesta? Florjan Binaj zbulon të vërtetën


Aktori i njohur, Florjan Binaj, ka zbuluar për fansat e tij se nuk do të jetë më pjesë ‘Portokallisë’ për një kohë të papërcaktuar.

Gjatë psektaklit të kaluar në programin e humorit “Portokalli” mesa duket ndjekësit e kanë ndjerë mungesën e aktorit. Sipas tyre arsyeja është protesta për rritjen e çmimeve ku kohëve të fundit dhe Flori ka qenë i pranishëm disa herë me qytetarët duke ngritur zërin.

 

Mirëpo aktori i humorit i ka hedhur poshtë të gjitha këto spekulime ku nëpërmjet një postimi në rjretet sociale ai ka zbuluar arsyen e vërtetë ku mesa duket shumë shpejt do të sjellë për fansat e tij një projekt të ri.

“Kam marr shumë mesazhe për mungesën time në Portokalli javën që shkoi… Do të mungoj edhe këtë të djelë nuk e di se sa…

E para nuk ka lidhje me protestën e dyta, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do ju flas në ditët në vazhdim”– ka rrëfyer aktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al