7 Mars, 2022

“Arsyeja është e thjeshtë”/Bora Zemani thyen heshtjen, mesazhi i koduar për Donaldin


Moderatorja Bora Zemani ka bërë në mënyrë indirekte një reagim për gjithçka që ka ndodhur mes saj dhe aktorit Donald Veshaj duke i dhënë edhe një mesazh këtij të fundit.

Ajo është mjaft aktive në Insagramin e saj ku publikon foto me dajlin, Arborin, apo edhe foto nga përditshmëria e saj. Por si rallëherë, moderatorja ka postuar një shkrim të të shkurtër, të marrë një faqe.

“Kur pse-ja është e qartë, si-ja (arsyeja) është e thjeshtë”, shkruhet në foton që moderatorja ka publikuar në story.

Megjithëse Bora nuk ka shkruar asgjë bashkëngjitur me postimin, duke iu referuar asaj që është shkruar lindin dyshimet se është një mesazh i koduar për ish-të dashurin e saj Donald Veshajn.

Kujtojmë se ky i fundit bëri një takim me Zemanin në BBV ku shkëmbeu një puthje me të, dhe i dhuroi asaj një dhuratë për 3-vjetorin e njohjes. Pak kohë më pas ai nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpsisë së BBV, duke marrë edhe shumë komente dhe gjykime nga publiku. Megjithatë, pas përfundimit të “Big Brother”, lidhja mes çiftit Donald-Beatrix, zgjati vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, pavarësisht se emri i saj është lakuar shumë herë me atë të Donaldit, Bora Zemani nuk ka bërë ende një reagim të hapur dhe konkret në lidhje me aktorin e humorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al