11 Shtator, 2017

Arsyet përse uraganet emërtohen me emra njerëzish


Uraganet Harvey dhe Irma kanë shkatërruar gjatë ditëve të fundit disa pjesë të Karaibeve dhe Shteteve të Bashkuara. Ekspertët thonë se ky sezon i uraganeve ishte më shkatërruesi në vitet e fundit, pasi deri më tani kemi pasur dhjetë stuhi të fuqishme dhe katër uragane.

Meqenëse janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër.

 

Arsyeja e emërimit të uraganeve?

Thjeshtë, janë shumë më lehtë të mbahen mend se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave. Kjo do të ngrejë më shumë vëmendjen si dhe të shpërndajë njoftimin në masë, teksa komunikimi ndërmjet anijeve, bazave detare, si dhe qendrave tjera është shumë më i lehtë. Madje, ka më pak mundësi të gabimit, ndërsa përdorimi i termeve tjera dhe detajeve, do të mund të shkaktonte probleme të shumta.

Mënyra si emërohen uraganet

Qendra që ka vendosur për emërime para afro shtatë dekadash, ka përzgjedhur vetëm emra femrash, por më 1971 gjysma e tyre u zëvendësuan me emra mashkullor. Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh.

 

Dëmet e mëdha pas stuhisë

Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri i tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoret sërish.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al