“Për në ‘Klan Kosova’ te i madhi Sabri Fejzullahu, zemrën e zemrave”, ishte statusi i këngëtares së njohur Arta Bajrami, duke qenë e pranishme në 50-vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut.
Artistja që tashmë i është përkushtuar familjes, ka prezantuar me këtë rast bashkëshortin e saj Jimmy, babai i tre fëmijëve të tyre. Arta duket shumë në formë, edhe pse sapo ka lindur. Në projekte muzikore nuk është edhe aq e angazhuar që pas këngës së fundit “A dalim”, por sa i përket formës fizike ajo duket super në formë.
Arta dhe bashkëshorti i saj ishin të ftuarit specialë të festës që Fejzullahu organizoi për 50-vjetorin e karrierës së tij muzikore. Në mbrëmjen e veçantë me miqtë dhe të afërmit e tij, “qershia mbi tortë” ishte surpriza e të birit, Ermalit. Ai së bashku me Ledrin kënduan këngën “Fshatarja ime” të Sabriut, një moment ky shumë emocionues për të gjithë të ftuarit.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al