Është një tjetër rast dhe një tjetër mundësi e artë që na bën të gjithëve ne të ndihemi krenar për rrënjët e origjinën shqiptare! Një tjetër shembull suksesi që vjen nga univeristeti i famshëm i Oksfordit dhe që ka për protagoniste një vajzë shqiptare. Ajo quhet Arta Çika dhe për të këto ditë po shkruajnë thuajse të gjitha mediat në vend.
Në vitin 2019, ajo u zgjodh për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Sisteme Komplekse (CSSS) në Institutin Santa Fe, NM, SH.B.A. Përveç arritjeve të saj akademike, Arta është thellësisht e përfshirë në promovimin e grave në STEM. Ajo është anëtare e komitetit ne shoqaten e grave në fushen e inxhinierise në Universitetin e Oksfordit dhe pjesë e Programit RisingWISE (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri). Ajo ka një rol drejtues në Women in Engineering Society në Universitetin e Oxfordit ku aty organizojnë shumë evente në Oxford dhe qytetet rreth e rrotull për të promovuar gratë.
Në kualifikime të vazhdueshme dhe në udhëtime të shpeshta, duket sikur jeta e saj është në aerporte, nga njëri destinacion në tjetrin. Arta ka jetuar në katër shtete të ndryshme dhe në shtatë qytete. Flet rrjedhshëm katër gjuhë (Shqip, Anglisht, Italisht, Frengjisht).
Këtë muaj, Arta Çika u përzgjodh në mesin e 200 kandidatëve për të fituar çmimin TechWomen100 në Mbretërinë e Bashkuar (UK). Për këtë çmim, çdokush mund të nominonte një grua që ka pasur kontribut të veçantë në fushën e teknologjisë. Dhe Arta është vetëm një prej tyre! Sukses 100% shqiptar!/class
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al