1 Mars, 2024

Arta Kabashi në një lidhje me aktorin e njohur shqiptar? Ish-banorja e Big Brother Vip reagon dhe zbulon të vërtetën


Arta Kabashi u përfol se është një lidhje dashurie me aktorin e njohur shqiptar, Blerim Destani.

Sipas, Revista Kosovarja, ish-banorja e Big Brother Vip dhe aktori janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.

Por pas publikimit të lajmit ka reaguar këngëtarja, e cila i mohoi thashethemet që qarkullonin rreth jetës së saj.

“Jam single, mos shpërndani lajme të rreme”, shkruan Arta Kabashi

Ish-banorja e BBV3 kishte treguar se ishte në një romancë, por duke mos zbuluar dentitetin e partnerit.

Arta Kabashi ishte shprehur se i dashuri i saj ishte personazh publik.

“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në Pardon My French.

Ndërsa theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al