14 Gusht, 2023

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare reperi i njohur


Reperi dhe producenti Magoo i njohur më së shumti për bashkëpunimet me yllin e hip-hop-it, Timberland ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e trishtë e trishtë e ka bërë të ditur reperi i R&B dhe producenti i muzikës Digital Black, Elgin Baylor Lumpkin përmes një postimi në Instargram.

Teksa publikoi një foto të albumit të Magoo dhe Timbaland të vitit 1997 ‘Welcome To Our World’, ai shkroi: “Njeriu nuk mund ta besojë këtë RIH Magoo, vëllai i madh nuk ishte aspak gati për këtë. Koha është e shkurtër #superfriends”.

Mangoo emri i vërtetë i së cilit është Melvin Barcliff dhe Timbaland erdhën nga Norfolk, Virxhinia dhe u takuan për herë të parë së bashku kur ishin adoleshentë përpara se t’i futeshin karrierës muzikore.

Ata publikuan albumin debutues ‘Welcome to Our World’ në 1997, i cili solli këngën e tyre më të mirë në Top listwn ‘Up Jumps da Boogie’.

Magoo gjithashtu u bë i njohur si producent diskografik duke punuar me yjet e muzikës si Justin Timberlake, Rihanna dhe Madonna.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al