26 Shtator, 2023

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare aktori i njohur


Aktori i njohur David McCallum ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë familja e tij gjatë një deklarate për CBS.

“Ai ishte babai më i sjellshëm, më i lezetshëm, më i durueshëm dhe më i dashur. Ai gjithmonë e vendosi familjen para vetes.“- tha djali i tij, Peter McCallum.

Ai vdiq në mënyrë natyrale në spitalin e Presbyterian të New York, teksa ishte i rrethuar nga familja e tij deri në minutat e fundit të jetës, tha CBS.

I lindur në Skoci, aktori pas një sërë rolesh në televizionin britanik, u bë i njohur në serialin spiun të viteve 1960 “The Man From UNCLE”, ku luajti si agjenti Illya Kuryakin përballë spiunëve Robert Vaughn, Napoleon Solo.

McCallum u nominua disa herë për çmimin “Emmy” për rolet e tij në filmat “The Great Escape” dhe “A Night to Remember”.

Ai gjithashtu luajti filmin fantastiko-shkencore “The Outer Limits”, “The Sixth Finger”.

McCallum ka lënë pas gruan e tij 56-vjeçare Katherine McCallum, tre djemt Paul, Valentine dhe Peter, vajzën, Sophie McCallum dhe tetë nipër e mbesa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al