5 Shtator, 2023

Arti në zi! Pas luftës me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 80-vjeçare këngëtari i njohur


Kantautori dhe këngëtari i njohur i hiteve të viteve 1970 “Dream Weaver” dhe “Love Is Alive”, Gary Wight ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë djali i tij, Justin për TMZ, teksa tregoi se artisti ishte i diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë parkinsonit dhe me demencën e trupit Lewy.

Vitin e kaluar sëmundja e Wright  kishte përparuar, duke i vështirësuar atij mundësinë për të folur dhe për të ecur.

Në një moshë të re ai luajti në disa filma si “Fanny” dhe “Brady Bunch”, ndërsa më vonë ai u bë pjestar i grupit anglez “Spooky Tooth”.

Duke u regjistruar si artist solo, me këngën “Dream Weaver” dhe “Love Is Alive” ai arriti në vendin e dytë në tabelën e Billboard Hot 100.

Kujtojmë që Wright ishte martuar dy herë dhe kishte dy fëmijë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al