11 Mars, 2021

Artisti i së ardhmes/ Lian ka trashëguar talentin e Big Bastës dhe Vesa Lumës dhe kjo video e tregon më së miri


Djali i Vesa Lumës dhe Big Bastës padyshim që ka trashëguar talentin e prindërve dhe këtë e kanë treguar vazhdimisht artistët.

vesa luma big basta (5)

Dyshja publikon në rrjete sociale video të Lian-it duke kënduar apo duke i rënë një instrumenti muzikor.

vesa luma big basta (3)

Ka qenë Vesa e cila ka publikuar pak më parë në Instastory një video, në të cilën Lian shihet duke i rënë baterisë.

Në sfond dëgjohet kënga e Imagine Dragons, e titulluar “Believer”, të cilën i vogli e shoqëron aty ku duhet me bateri.

vesa luma big basta (4)

’Rockstar’ i vogël i mamit”- shkroi këngëtarja krahas videos.

Prej vitesh familja jeton në Zelandën e Re, por çifti është kujdesur që Liani të flasë shqip dhe të informohet për vendin e tij.

vesa luma (5)

Madje Vesa ka treguar se momenti më i bukur është kur djali flet me gjyshen e tij nëpërmjet “Viber”.

vesa luma (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al