26 Nëntor, 2017

Artjola Toska ngatërron emrin e dhëndrit teksa këndonte në dasmën e tij, veprimi i motrës “e pret fare”


E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Artjola Toska ka rrëfyer një situatë komike që i ka ndodhur në një dasmë në Maqedoni ku ka ngatërruar emrat e dhëndurëve.

“Ka nja 3-4 vjet që punoj më shumë në Maqedoni dhe atje ka dasma çdo natë. Duke kënduar çdo natë, ata kanë zakon që ta sjellin listën e familjarëve me shkrim që ti të bësh prezantimin, falenderimin në emër të dasmorëve, muzikantëve etj. Dhe unë lexova emrin e çiftit, familjarëve, i urova trashëgime. Më pas nisi dasma, u çua çifti të kërcejë, ‘Hajde Alfred, hopa Alfred’, ‘Iku Alfredo beqarnia’, pastaj fillova dhe me konfidenca ‘Fredi, Fredi, hajde Fredi, hopa Fredi’.62518-640-0-5a19d9b5b21ba

Nga fundi kur erdhi momenti për tortën i them ‘I përket vetëm çiftit ky moment se është ceremonia e tortës’. Erdhi çifti, ‘Hajde Fredi’ unë prapë. Kur vjen motra e dhëndrit më thotë në vesh: ‘Dhëndri e ka emrin Shabon’, tregoi Artjola duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.

“E bukura është se Alfredi kishte qenë dhëndri që ishte martuar një natë përpara. ‘Po mirë si s’keni turp. Unë kam dy orë duke thënë Fredi, Fredi’, i thashë më pas”, shtoi këngëtarja.

“Ndërsa nusja me dhëndrin rrinin duke parë njëri-tjetrin me habi. Shihnin edhe përqark kush është Fredi”, tha Artjola./Xing/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al