Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare, dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, përpara se të vristeveten.
Për arsye ende misteriose, Sabrina qëlloi 5 herë me armë në drejtim të bashkëshortit të saj, 34 vjeçarit Pajtim Krasniqi në ballkonin e banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale. Më pas, e reja vrau veten me armë, shkruan NYP.
Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti trupat e pajetë të çiftit në ballkonin në katin e 45-të të ndërtesës.
“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur e qëlloi 5 plumba në gjoks”, shkroi Albana Krasniqi Munrett në një postim në Facebook. “Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ajo që ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe familja ime nuk do të jemi kurrë të njësoj. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”
Raportohet se brenda banesës janë gjetur një arush pellushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të, ndërsa televizori ishte ende ndezur.
“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha një dëshmitar, Max Braedlin, për mediat lokale “Dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë.”
Sabrina, me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele, e cila kishte pozuar për Inside Edition të vitit 2021, sipas Local 10 News.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al