15 Prill, 2022

“As familja nuk e di”- Konkurrentja e Për’Puthen rrëfen periudhën e errët të jetës së saj: Isha në presion, u bë e tepërt…


Konkurrentja e Për’Puthen, Filloreta Pira ka rrëfyer një fazë shumë të vështirë në jetën e saj duke shprehur se i është dashur ndihma e një psikologu për ta kaluar.

Filloreta e bëri rrëfimin gjatë puntatës së sotme të programit, ku theksoi se as familja e saj nuk është në dijeni për atë që ajo e quan “periudhën më të errët të jetës së saj.” Filloreta tregoi se të gjitha gjërat në jetë i ka arriur me forcat e veta pa i kërkuar ndihmë njeriu duke shtuar se ka bërë deri në 16 orë punë në ditë.

“Unë jam fokusuar shumë pas punës sepse gjithmonë kam dashur që të gjitha gjërat ti arrij vetë. Nuk kam kërkuar kurrë ndihmën e familjes dhe të askujt sepse kam dashur t’ia di vlerën edhe gjësë më të vogël. Deri në një moment që e kam parë që u bë gjithçka e tepërt, mora tre gjëra përsipër, punoja çdo ditë 16 orë, edhe shkollë… Isha shumë shumë në presion.

Dhe për një moment i ndalova të gjitha sepse e pashë vetëm errësirë. Është një fazë e jetës tim që as familja nuk e di, se jam munduar që para tyre të paraqesh gjithmonë atë femrën e fortë. Është faza më e vështirë e jetës time, vetëm errësirë kam parë, më pengonte edhe drita. Por me ndihmën e psikologëve e kam kaluar. Çdo njeriu i propozoj që në momentin që e shikojnë që janë duke u shkatërruar, kërkoni ndihmë!”-rrëfeu Filloreta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al