17 Tetor, 2017

As Labi nuk e ftoi në dasmë, shikoni si gjen ‘ngushëllim’ Enca Haxhia


Ky sezon duket sikur u ka përkitur dasmave VIP, e nisi Turi me Orindën dhe duket se po e përfundon Labi me Qëndresën, megjithëse ende nuk i dihet a përfundon këtu pasi edhe këngëtarja Big Mama ka thënë se do të martohet brenda këtij viti.

Por megjithëse në këto dasma VIP, të ftuarit VIP kanë qenë të shumtë, një nga këngëtaret që nuk ka qenë e ftuar në asnjërën prej tyre është Enca .

Madje para disa kohësh këngëtarja shkroi edhe një postim ironik mbi këtë, ku thoshte se me kaq shumë dasma vërdallë, edhe ajo po mendohej të martohej. Ndërsa sot pas dasmës së Labit ajo ka shkruar se mezi po pret festën e ditëlindjen, duke na bërë të mendojmë se po gjen disi ‘ngushëllim’, se edhe ajo do të ketë më në fund një festë vetëm për vete.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al