15 Maj, 2023

As Lewis Hamilton dhe as Tom Cruise! Shakira nuk e ka aspak në planet e saj të krijojë një lidhje dashurie, flasin burimet pranë këngëtares: Gjithçka është miqësore


Ditët e fundit Shakira është parë në shoqërinë e aktorit Tom Cruise dhe kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, gjë  e cila ndezi thashethemet se këngëtarja mund të ishte drejt një romance me njërin prej tyre.

Fundjavën e kaluar, ajo u fotografua në Miami me ikonën e Hollivudit, i cili dukej shumë i lumtur pranë saj.

Më pas ajo u pa dhe në shoqërinë e Lewis Hamilton me të cilin fillimisht u shfaq në restorantin Cipriani dhe më pas fotografuan nga paparacët duke udhëtuar me një jaht së bashku me disa miq.

Kjo situatë solli reagimin e fansave të saj të cilët shpresonin se këngëtarja i ka hapur dyert për të pasur një lidhje dashurië në jetën e saj pas ndarjes së bujshme nga Gerard Pique.

A ekziston një mundësi reale për një romancë mes Shakirës dhe Tom Cruise?

Megjithatë, fansat e këngëtares kolumbiane do të duhet të presin më shumë përpara se ta shohin atë në një romancë të re pasi një burim i afërt me Shakira tha për US Weekly se këngëtarja nuk ka asnjë interes për Tom Cruise .

“Shakira ka parë thashethemet në internet se Tom i ka dalë në ballë dhe sesi fansat po shprehin mendimet e tyre, por ajo mendon se është qesharake sepse nuk është e vërtetë”, tha burimi.

“Ajo kaloi një kohë të mirë me Tomin në F1, por nuk ka interes të takohet me të. Ai ishte shumë i këndshëm dhe asaj i pëlqente shoqëria e tij, por për momentin ajo nuk është e fokusuar të takohet me të apo dikë tjetër. Ajo ka shumë gjëra në jetën e saj dhe tani për tani është e fokusuar tek fëmijët dhe karriera e saj”, shtoi insajderi.

Dhe Lewis Hamilton?

Në lidhje me paraqitjen e saj me Hamiltonin , burimet e TMZ “thonë se as me yllin nuk ka asgjë romantike, gjithçka është thjesht miqësore”. Kështu që duket se Shakirën do ta shohim single edhe për pak kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al