1 Prill, 2022

Trixa i ‘kundërpërgjigjet’ Bora Zemanit, çfarë po ndodh mes dy ish-partnereve të Donaldit


Pak minuta më parë moderatorja Bora Zemani beri me dije përmes një postimi në Instagram se do të publikoj këngën e saj më të re ‘’ Nuk jam si ti’’. Nga ana tjetër ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga ish-e dashura e Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj.


Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku njofton ndjkësit se gjatë mbrëmjes së sotme do të lançoj këngën më të re që mban titullin ‘’As unë si ti’’.


‘’ As unë si ti, sonte 8 PM’’, ka shkruar këngëtarja  në Instagram.
Historia e dashurisë së tyre lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ishte një nga më të komentuar në rrjetet sociale. Këngëtarja publikoi një këngën ‘’Faj’’ që ishte dedikim për aktorin e humori pas daljes nga shtëpia e BBV.

Lidhja e tyre jashtë shtëpisë nuk zgjati shumë pasi ata u ndanë. Shpesh herë i kemi parë që ata të thumbojnë njëri-tjetrin me anë të postimeve në rrjetet e tyre sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al