Ish-Miss Shqipëria 2012 dhe modelja Kleoniki Delijorgji, prej dy vitesh tashmë ka vendosur që t’i përkushtohet muzikës. Së fundmi ajo publikoi këngën e re, të titulluar “Goddes Like Me”.
E ftuar mbrëmë tek “Zonë e Lirë”, Delijorgji tregoi se e ka pasur gjithmonë pasion të këndojë e madje deri në moshën 12-vjeçare, ka qenë pjesë e skenave në Greqi.
Por, për shkak se nuk arriti të fitonte një kompeticion në Greqi, ajo hoqi dorë dhe pas 10 vitesh e filloi sërish.
“Unë nuk e kam nisur vonë, e kam dashuruar muzikën që e vogël dhe kam qenë muzikante, këndoja në Greqi nëpër televizione e të tjera. Por, pastaj 12 vjeç e kam lënë muzikën, sepse nuk fitova një kompeticion në Greqi, sepse jam shumë ambicioze dhe kur nuk fitoj mërzitem.
Kështu e lash për 10 vite dhe e rifillova pastaj. 22 vjeç vajta në Londër për të studiuar dhe e lash, sepse isha në një stad tjetër se ato në klasën time.
Dhe tani fillova e pavarur. Më mirë vonë se tani kur të më vijë suksesi, jam e gatshme për suksesin”, u shpreh Kleoniki.
Mirëpo, një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte edhe veshja e këngëtares.
Ajo kishte zgjedhur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte shumë e hapur. Ndërkohë që modelja pranoi se poshtë saj nuk kishte veshur asgjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al