29 Maj, 2022

Ashtu si Kim Kardashian, Pete Davidson bëhet bjond! Çifti fotografohet për herë të parë pasi qëndruan disa ditë larg


Pete Davidson dhe Kim Kardashian janë bërë matchy-matchy tani!

Komediani bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga largimi nga ‘Saturday Night Live’ fundjavën e kaluar. Ai u fotografua jashtë një zyre në Calabasas teksa mbante një maskë në kokë që mbulonte flokët bjondë të sapolyer platin, që ngjanin si flokët e të dashurës së tij. Ajo u pa me të, e veshur me SKIMS. Pete dhe Kim dukej se ishin në një set fotografik pasi të pranishëm ishin edhe stilisti i Kim-it, Chris Appleton dhe grimieri Mario Dedivanovic.

Në fillim të këtij muaji, Kim i bëri flokët bionde për ‘Met Gala 2022’, ku mori pjesë me Pete. Ajo veshi fustanin e Marilyn Monroe të cilin legjenda e ndjera e kishte veshur kur ajo i këndoi Presidentit John F. Kennedy në ditëlindjen e 45-vjetorit në 1962. Kim dhe Pete, të dyja brunë natyrale i kanë lyer flokët bjondë edhe vitet e kaluara. Në fakt, Pete u shfaq me flokët platin në ‘Met Gala’ e vitit të kaluar.

Paraqitja e përbashkët e Kim dhe Pete këtë fundjavë vjen një javë pasi ajo mori pjesë në dasmën e motrës së saj Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali, e cila u zhvillua disa orë pasi Pete përfundoi episodin e tij të fundit të SNL. Ai nuk mori pjesë në dasmë.

Vajza e Kim dhe ish Kanye West, North West shoqëroi nënën e saj në ceremoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al