17 Prill, 2022

Ashtu siç e do tradita, pas ndarjes me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj bën ndryshim drastik në ‘look’


Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me aktorin e humorit Donald Veshaj. Historia e dashurisë së tyre filloi brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’. Lidhja e tyre u komentua gjerë e gjatë për faktin se u quajt si tradhëti ndaj moderatores, Bora Zemani të bërë nga Donaldi. Mirëpo, ashtu siç filloi vrullshëm romanca e tyre, e tillë përfundoi duke mos zgjatur pas mbarimit të formatit.

Së fundmi, këngëtarja i ka habitur ndjekësit me ndryshimin drastik të bërë në look-un e saj. Ajo ka postuar një video paksekondëshe në ‘’InstaStory’’ teksa shihet me flokët e zezë të prerë dhe me balluke.

Kujtojmë këtu se para disa ditësh Beatrix publikoi projektin e saj më të ri muzikor “Ma shumë se ti”. Kënga u publikua një ditë pasi vetë Donaldi pranoi se ishte një gabim ajo që kishte ndodhur në Big Brother dhe se priste që ‘bora të shkrinte’, referuar këtu ish të dashurës së tij aq shumë të përfolur.

Në tekst Beatrix i tregon Donaldit se nuk e kishte menduar se ai do të ishte ky djalë, që tradhton e që nuk e vlerëson:

“E ta kisha ditë nuk kisha bo ça ka bo

Tani u bo ça u bo

S’kam menu që ti ishte ai djal

lot e mia t’i nuk e meriton

Pa ty më mirë jam

S’kam nevojë për kërkon

Që nuk më vlerëson

Që vec mtradhton

Se zemra gabom

po do gjej dikon

Unë meritoj më shumë

Vetes ia kam premtu

Dikush më mirë se ti

Ndoshta mua më don më shumë se ti

ndoshta më respekton më shumë se ti

Më shumë se ti”, ishin disa pjesë të tekstin të këngës më të re të Beatrix.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al