8 Mars, 2022

‘’Askush nuk më tregoi se kisha vdekur’’/ Pas divorcit me Kim, Kanye West pretendon se e kishin vrarë


Reperi i njohur ndërkombëtar, Kanye West ka publikuar një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruante se ishte vrarë dhe madje përmendte se ish- gruaja e tij, Kim Kardashian i kishte marrë shtëpinë e familjes në mes të divorcit të tyre. Kanye postoi një poezi nën titullin ‘’I vdekur’’, ku kishte treguar disa nga betejat në jetën e tij që e kanë lënë atë në mënyrë figurative të vdekur.


Madje, në shkrim ai i drejtohet edhe Kimit pasi thotë se ajo  tanimë zotëroronte të gjithë pasurinë e tij të ‘’Hidden Hills’’ me një vlerë prej 60 milioë dollarësh që ata ndanin dikur.

“Fëmijët e mi do të kërcejnë për mua në një shtëpi që unë dikur drejtoja”, ka shkruar ndër të tjera reperi 44-vjeçar.

Ndërkohë kujtojmë këtu se në tetor ata kishin negociuar një çmim për blerjen e rezidencës, teksa divorci mes tyre kishte nisur.

”Askush nuk donte të më thoshte se isha i vdekur, dhe vetëm njerëzit që do të flisnin me mua ishin thjesht në kokën time”, ishte kjo hyrja e poemës.

Në fund të poemës u zbulua se shkaku i vdekjes së Ye ishte një vrasje e përgjakshme pasi ai u pajtua me vdekjen e tij.

 ”Mësova një ditë në purgatorin e gazetës se kishte një artikull në faqen e parë të historisë sime të vrasjes”, shkroi ai.

Identiteti i vrasësit të tij nuk zbulohet kurrë në poezi, por ai dëshiron t’i lërë të gjitha për interpretim.

‘’Nuk do ta shpjegoj këtë pjesë të re sepse shpjegimi shkatërron misterin dhe magjinë e dashurisë së vërtetë dhe e vendos atë në një kuti që mund të numërohet’’, shkroi artisti si mbishkrim.

Ky reagim vjen disa ditë pasi Kanye la të kuptohet se ishte në dhimbje pas divorcit. Këtë e bëri të ditur reperi sërish përmes një postimi në Instagram duke e krahasuar divorcin me covid-in. Madje, ai para disa ditësh trazoi rrjetin, kur publikoi këngën e tij më të fundit ‘’Eazy’’, kur videoklipi i këngës u interpretua se Kanye varrosi të gjallë të dashurin e Kim, Pete Davidson.

Asokohe, Kim kërkoi nga gjyqtari që të rikthejë statusin e saj beqare që nga dhjetori, kur ajo tha në deklaratën e saj se “dëshiron shumë të divorcohet”. Gjithashtu tha se i kishte kërkuar Kanye që ta mbante privat divorcin e tyre, gjë që ai nuk e kishte bërë, dhe postimet e tij në rrjetet sociale i kishin shkaktuar “shqetësim emocional”.

Por, së fundmi u raportua se dokumentet e Kim nuk ishin plotësuar saktë. Në fakt “gabimi” ishte se dokumentet përmendnin reperin si Kanye Ëest, por ai ndryshoi emrin e tij në Ye, kështu që dokumentet e divorcit duhet të ndryshoheshin me emrin zyrtar të reperit.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al