23 Prill, 2022

Astritin apo Kriston? Rrushja bën zgjedhjen e saj, njëri nga djemtë largohet nga “Për’puthen”


Rrushja prej javësh është gjendur përballë dy pëlqimesh: Kristos dhe Astritit. Dhe mbrëmjen e sotme më në fund e ka bërë një zgjedhje.

Teksa pranoi se asnjëri nuk e ka plotësuar dhe nuk i ka vjedhur zemrën, Rrushja u shpreh se Kristos i trembet për shkak të xhelozisë. Kështu ajo zgjodhi të ndërpriste takimet me të dhe të vazhdonte njohjen me Astritin.

“Kam shumë siklet sepse nuk e kisha menduar asnjëherë. Shpresoj që keni për të më kuptuar dhe mos të lëndoheni. Uroj mos të jem duke gabuar. Unë kam menduar dhe nuk jam ende e sigurt me veten time por…Kristo, je shumë i mirë! Jam shumë në siklet dhe nuk më ka ndodhur asnjëherë. Të kam shumë xhan, kam kaluar mirë dhe keq me ty. Por, deri tani nuk jam e vendosur me asnjërin. Të kam thënë se frikën e kam nga ti nga xhelozia e tepërt, ndoshta jam duke gabuar dhe shumë gjëra ndryshojnë! Më ke dhënë energji të mirë por kam patur frikë mos më del ndryshe dhe shpesh këto dyshime më kanë dalë. Më pëlqen qetësia dhe mënyrën si shprehesh. Nuk jam e plotësuar nga asnjëri por Kristo më ka dëshpëruar shumë. Ndoshta mund të kisha dalë e përputhur por nuk kam besim. Përfundimisht takimet do i ndërpres me Kriston. Më fal!!”- u shpreh Rrushja.

Kështu, Kristo u largua nga “Për’puthen”, duke u shprehur se nuk ka pse të qëndrojë më në program sepse po rrinte vetëm prej saj. Ai e konsideroi Rrushen si vajzën më të bukur dhe të fortë që ka njohur duke shtuar se e kupton zgjedhjen e saj. “Rrushja është ndër femrat më të forta dhe të bukura që kam njohur. Jam i lumtur që e kam takuar dhe nuk jam aspak i mërzitur me të. Kam qenë këtu vetëm për të dhe nuk kam çfarë bëj më pa të këtu. Dua ta largohem. Ti vazhdo rrugëtimin dhe të uroj gjithë të mirat. Je një vajzë e mbarë!”– i tha ai Rrushes.

Kjo e fundit u përlot teksa i kërkoi disa herë falje. Më pas ajo realizoi një kërcim me Astritin i cili u deklarua për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al