23 Nëntor, 2024

“Ata e urrejnë”- Familja e saj kundër lidhjes që krijoi brenda Big Brother Vip? Ish-banorja rrëfen çfarë fshihej pas mesazhit të së motrës pasi braktisi shtëpinë


Disa ditë më parë Diana Tahiri, mori vendimin për të dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip” pasi babai saj nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm (22 nëntor) me anë të lidhjeje me Skype, ish-banora u përballë me një pyetja nga opinionistja Olta Gixhari.

Diskutimi u përqendrua te një frazë që motra e Dianës i kishte thënë në vesh gjatë vizitës së saj surprizë në shtëpinë e “BBVK”, në të cilën kishte përdorur shprehjen “Ata e urrejnë Arionin” në norvegjisht.

E pyetur për këtë Diana u përgjigj se nuk është momenti i duhur për t’i folur këto duke shtuar motrën e saj se ka qenë e emocionuar gjatë asaj nate.

Olta, unë nuk mundem të të përgjigjem për arsyen. Por sa kam folur me motrën jashtë, ajo ka qenë shumë me emocione në mbrëmjen që më ka vizituar. Gjithsesi, ajo i ka pasur arsyet e veta dhe unë ia kuptoj arsyet. Ndoshta fjalën urrejtje e ka gabuar dhe ajo i ka arsyet e veta. E ka shprehur mendimin e vet”, tha Diana.

Më pas Olta e pyeti nëse ishte kjo arsyeja që ajo doli nga shtëpija por Diana e mohoi.

Jo. Momenti nuk është i duhur tani ta flasim këtë pjesë, sepse mendjen dhe shpirtin i kemi diku tjetër. Por nuk janë kundër lidhjes time me Arionin”, tha Diana, duke theksuar se prioriteti i saj aktual është shëndeti i babait të saj.

Kujtojmë që banorja e Big Brother Vip, Diana Tahiri, u surprizua nga motra e saj, e cila erdhi enkas për të nga Norvegjia. Mirëpo ajo nuk erdhi me lajme të mira pasi i komunikoi Dianës se babai i tyre ka pësuar një sulm në zemër dhe momentalisht ndodhet në spital.

Si pasojë e kësaj ngjarje ajo i kërkoi banores që ta linte shtëpinë e BBV dhe të qëndronte me pjesën tjetër të familjes.

“Babai është i shtrirë në spital prej të enjtes dhe është në kujdesin e mjekëve. Gjendja është stabile ama ai të ka kërkuar të vish aty me ne,” i tha ajo Dianës.

Mirëpo Diana nuk mori një vendim, ajo tha se duhet të flasë me të atin e pastaj të vendos.

 Ndër të tjera ajo shprehi mendimin e saj se nuk ishte pro lidhjes së Dianës me Arionin pasi sipas saj kjo nuk e lejoin motrën e saj të jap maksimumin në lojën brenda formatit.

“Mua më duket se dyshja e penalizon Dianën në lojën e saj, mendoj që Diana ka shumë për të dhënë. Dhe ndonjëhërë kur e shoh nuk shoh një Dian që unë njoh” u shpreh ajo duke theksuar se nuk është kjo arsyeja që po i kërkojnë të lërë shtëpine e BBV.”

Megjithatë, vizita e motrës  ngjalli shumë dyshime e mes tjerash u tha se mori një mesazh përmes një fasolete që mbante në duar.

Kjo u tha nga analisti i formatit, Milaim Zeka, i cili u shpreh se shumë ndjekës po i dërgonin mesazhe duke i thënë se pas fasoletave fshihej një mesazh për konkurenten.

“Publiku më thotë, përtej asaj që kemi parë, se motra i solli Dianës një mesazh në fasoletën që mbante në duar,” u shpreh Zeka.

Por pasi Diana u pyet për këtë aludim pas ikjes së motrës ajo e mohoi të ketë ndodhur ddicka e tillë.

“Thuhet nga publiku se motra të ka dhënë një mesazh në fasoletën e hundëve dhe po ashtu të ka thënë në vesh “Ata e urrejnë, ” i tha moderatorja konkurentes.

“Të them të drejtën unë nuk e dëgjova çfarë me tha motra tjetër përveç se babi donte që të shkoja pranë tij, ” u shpreh Diana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al