11 Mars, 2022

“Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë”/ Donacioni i Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, arrin të mbledhë 20 milionë dollarë në më pak se një javë për refugjatët ukrainas


Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, kanë arritur mbledhjen e fondeve për Ukrainën por ende nuk kanë përfunduar. Aktorët kanë mundur të mbledhin 20 milionë dollarë në më pak se një javë për vendin e lindjes së aktores dhe ku kanë mbetur edhe 10 milionë dollarë për të përfunduar qëllimin e donacionit.

“Qëllimi ynë është 30 milionë dollarë dhe ne do të arrijmë atë,” tha Kutcher.

“Por ne duam të themi faleminderit për 56,000 prej jush që mundët të dhuroni dhe na mbështetët. Pavarësisht nëse ishin 5, 10, 1000 dollarë, çfarëdo qoftë, do të thotë shumë për ne sepse sjell një komunitet dhe një ndjenjë përkatësie dhe një aftësi për të ndihmuar”, shtoi ai.

Mbledhja e fondeve përfiton nga ‘Flexport’, për të cilin Kutcher thotë se tashmë po “dorëzon ndihma humanitare” për organizatat joqeveritare, dhe Airbnb, e cila “tashmë po pranon refugjatët”.

“Ka pasur mbi 1 milion fëmijë, këta janë vetëm fëmijë, që janë në statusin e refugjatit tani,” përfundoi Kutcher, i cili bashkë me aktorë njanë prindër të dy fëmijëve.

Çdo gjë që mund të bëjmë na ndihmon dhe ne ju vlerësojmë.” Yjet e “That ’70s Show” e nisën fushatën javën e kaluar me një donacion prej 3 milionë dollarësh të tyre.

“Unë jam një ukrainase krenare. Ndërsa familja ime erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1991, unë kam lindur në Chernivtsi, Ukrainë në 1983. Ukrainasit janë njerëz krenarë dhe të guximshëm që meritojnë ndihmën tonë në kohën e tyre të nevojës. Ky sulm i padrejtë ndaj Ukrainës dhe njerëzimi në përgjithësi është shkatërrues dhe populli ukrainas ka nevojë për mbështetjen tonë”, tha Kunis në një deklaratë në GoFundMe.com.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të trimërisë së ukrainasve, ne po dëshmojmë gjithashtu për barrën e paimagjinueshme të atyre që kanë zgjedhur sigurinë. Sasi të panumërta njerëzish kanë lënë pas gjithçka që dinë dhe kërkojnë strehim. Këta refugjatë ukrainas kanë nevojë për strehim dhe furnizime menjëherë”, shtoi ajo

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al