Para disa ditësh, Atdhe Xharavina bëri ndryshimin “drastik” në pamje, teksa ka prerë flokët e tij të gjatë, prej të cilave kishte krijuar një look ndryshe nga djemtë e tjerë.
Por, në një video të publikuar në Instastory ai ka treguar se i gjithë ky veprim erdhi si një solidarizim me të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri, pasi edhe nëna e tij e kishte kaluar një sëmundje të tillë aq të rëndë.
Teksa ishte i ftuar në “Ftesë në Pesë” ai ka treguar se dëshironte shumë që flokët e tij të shkonin për dikë që ka nevojë.
Gjatë intervistës, ai u surprizua nga e motra e cila kishte përgatitur një video mesazh, ku ndër të tjera i shprehu urimin se ka shumë dëshirë që së shpejti ta shohë çift me një vajzë shqiptare brune.
Mirëpo, edhe Atdheu nuk ka nguruar që ta pranojë këtë lajm ku ka rrëfyer se është në një lidhje të re dashurie me një vajzë shqiptare e cila është shumë xheloze.
Në një nga momentet ai i ka kërkuar falje publike për të gjitha zënkat e keqkuptimet që kanë patur në çift.
Ju rikujtojmë se para disa ditësh në rrjet qarkulloi lajmi se ai dhe aktorja Arjola Demiri i kanë dhënë fund miqësisë së tyre 6-vjeçare, por i pyetur nga moderatorja e programit ai e mohoi kategorikisht këtë gjë.
“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al