Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i dhanë fund njohjes së tyre shumë pak ditë pas daljes nga “Për’puthen”.
E para që nisi thumbat në rrjete sociale ishte Sara. Ajo publikoi disa statuse në Instastory, ku shkruante se është “106% beqare” dhe se “nuk duhet t’i bësojmë askujt në jetë”.
Më pas, Atdheu publikoi një imazh të vetes, krah së cilës shkroi “Vetëm buzëqesh”.
Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrenti e pranoi publikisht për herë të parë ndarjen dhe me anë të disa postimeve në Instastory, zbuloi se bashkë me të, ka prishur miqësinë edhe me disa prej ish-konkurrentëve.
“Sqarim për publikun se më kanë ardhur shumë mesazhe. Ndjesë për vonesën, por kam pasur disa probleme personale.
Siç e keni parë, e keni kuptuar dhe vetë ndarjen ta quajmë, se ishim në njohje e sipër me Sarën. Po, është e vërtet! Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdoni të na mbështesni. Mirënjohës për ju gjithë jetën!
Gjithashtu, me këtë, dua t’ju them se i kam vënë vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë prapa krahëve disa herë. Po e kam bërë një sy qorr. Po u mbush kupa.
Respekt për të gjithë ju, faleminderit Zotit me disa nga personazhet e ‘Për’puthen’ që ka ngel respekti dhe dashuria në mes. E dinë ata se kush janë, por do i bëj publikë avash-avash”,- shkroi ndër të tjera ai.
Mes emrave të publikuar më pas nga Atdheu, u vu re se ishte Andi Artani ai që mungonte, së bashku me Sarën.
Ditën e djeshme, Artani publikoi një foto ku shfaqej në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij, dhe duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Atdheut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al