26 Qershor, 2020

Atentati me armë zjarri i merr jetën reperit të njohur, reagon kushëriri: Ky lajm na goditi fort. Pusho në paqe!


Reperi i hitit “Pop, Lock & Drop It”, Lawrence Franks Jr ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e së enjtes. Mediat e huaja raportojne se 32-vjeçarit i eshte bere atentat me arme zjarri.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendin e ngjarjes, mirëpo deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Reperi i njohur ndryshe si Huey u qëllua me dy plumba në St. Louis, në vendin e tij të lindjes Kinloch, vetëm pak para mesnate.

Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Kushëriri i tij, Bruce Franks Jr, konfirmoi lajmin e hidhur në Twitter me një foto nga performanca e fundit së bashku.

“Hera e fundit që performuam bashkë! Të gjithë e njihni si Huey, për të dashurit e tij ai ishte LJ! Kushëriri im i vogël! Pusho në paqe! Ky lajm na goditi fort!”-ishin fjalët e tij krahas postimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al