5 Tetor, 2017

Aurela Gaçe ka një mesazh shumë të rëndësishëm për Dafina Zeqirin


Aurela Gaçe edhe këtë herë na ka treguar se përveç konkurrencës arti dhe skena është një arenë ku artistët duhet ta duan dhe të jenë dashamirës ndaj asaj çka të tjerët përfaqësojnë si individë personal , por edhe si individualitete muzikore. Aurela në këtë pikë bën diferencën pasi shpeshherë e kemi parë mbështetëse të kolegëve dhe projekteve interesante.

Ajo është një ndër mbështetëset më të mëdha të artistëve të rinj, por jo vetëm. Këtë gjë nuk ka nguruar kurrë ta tregojë. Së fundmi është Dafina Zeqiri ajo që i ka rrëmbyer vëmendjen me klipin e saj më të ri “Told Ya” e ku nuk ka nguruar të shkruaj dhe disa fjalë të bukura, por shumë të merituara për të.

“Mua personalisht Dafina me ka terhequr vemendjen qysh ne fillim dhe kam ndjekur cdo projekt te saj me shume dashuri…e tani gezohem shume per te e uroj t’ja dale mbane per veten edhe per fansat e saj ketu. Suksese”, shkruan Aurela.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dafina e ka falenderuar Aurelën si dhe ka shprehur vlerësimin e madh për “legjendën shqiptare”, siç e ka cilësuar edhe vetë ajo.

“Legjenda shqiptare dora vetë. Të dua Lela” , shkruan Dafina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al