E përfolur nga publiku dhe mediat, sidomos pasi u përjashtua nga lista e deputetëve në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli duket sikur është “dorëzuar” nga jeta e zhurmshme politike e kryeqytetit.
Tanimë pa angazhime politike, Topalli ka vendosur tashmë t’i kalojë ndryshe ditët e saj dhe sidomos fundjavat. Ish-deputetja demokrate, bën pjesë në atë kastë të pakët njerëzish që nuk i braktisi kurrë trojet e saj, madje gjithmonë i ka mbrojtur me fanatizëm.
Ajo ka zgjedhur të relaksohet këtë fundjavë në mal, duke shijuar natyrën dhe ngjyrat e vjeshtës, e shoqëruar edhe nga qeni i saj, që nuk e lë asnjëherë vetëm.
‘’ Miremengjes te dashur miq.Vjeshta ne mal eshte nje mrekulli. Ngjyrat jane –nje spetakel natyral unik.’’ –shkruan ish-kryeparlamentarja sipër fotografisë së publikuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al