28 Prill, 2022

Avokatja e Amber Heard është fanse e fshehtë e Johnny Depp? Videoja që po ‘çmend’ rrjetin


Ndërsa gjyqi i bujshëm i Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes Amber Heard po vazhdon, disa përdorues të mediave sociale kanë shpallur tashmë fituesin dhe kanë nxjerrë edhe teorinë e fundit konspirative: Avokatja e Amber Heard është fanse e Johnny Depp.

Fansat e aktorit kanë publikuar disa pamje, tashmë virale, të yllit të “Lone Ranger” gjatë premierës së filmit në 2013 në Londër ku shihet një grua me kamer të vogël në dorë që shikon Depp në tapetin e kuq. Personi në fjalë ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me avokaten e Heard, Elaine Bredhehoft.

Johnny dhe Amber  të cilët u martuan dhe u divorcuan midis 2015 dhe 2016, kanë përfunduar sërish në Gjykatë pasi Depp akuzon Heard se ka dëmtuar reputacionin e tij publik dhe karrierën e tij, kur ajo shkroi një shkrim në ‘Washington Post’. Ai po i kërkon gjykatës që ylli i “Aquaman” të paguajë 50 milionë dollarë dëmshpërblim, plus tarifat ligjore prej 350,000 dollarë. Duke pasur parasysh provat shqetësuese që kanë sjellë të dy është e qartë se ata kishin një marrëdhënie toksike.

Megjithatë, fansat e Depp – shumë nga të cilët krijuan një hashtag #JusticeForJohnny, i cili ka grumbulluar 245.6 milionë shikime në TikTok – janë aq të sigurt në pafajësinë e tij sa tani po spekulojnë se edhe Bredehoft mund të jetë në anën e aktorit. Në mediat sociale është krijuar një debat i madh teksa nuk dihet nëse personi në fjalë është avokatja e Heard apo dikush që i ngjan kaq shumë.

 

@johnnydepp80s yeah it’s real? #justiceforjohnnydepp #johnnydepp #johnny #depp #fy #foryou #4u #johnnydeppforever #ambersmflawyer #omg ♬ Originalton – Meow ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al