Një 33-vjeçar pretendon se bashkëshortja e tij prej 10-vitesh e ka tradhtuar atë me disa burra. Tradhtinë e gruas së tij ai e zbuloi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Seth Megow nga Valdosta, Gjeorgjia, u martua me Crissy kur ajo ishte 19 vjeçe dhe se martesa e tyre ishte shumë mirë për tetë vite.
Por më pas sjellja e saj nisi të ndryshonte, ka rrëfyer ai për “Love what Matters”, duke dalë deri natën vonë dhe ishte e vështirë që të komunikonte me të.
Por një ditë Crissy harroi “Facebook”-un hapur në kompjuterin e tyre dhe Seth kuptoi se çfarë po ndodhte. Në chat-in e saj, 33-vjeçari zbuloi mesazhe tradhtie dhe se gruaja ishte në një lidhje prej 1 viti me dikë tjetër.
Seth tregoi se intimiteti i tyre fizik ishte i shëndetshëm, komunikonin dhe se kurrë nuk e gënjenin njëri-tjetrin.
Por pas tetë vitesh dhe lindjes së katër fëmijë, Stevie, Neela, Titus dhe Olive, ai zbuloi se gjithçka ishte një gënjeshtër.
Teksa po fliste për momentin që ka lexuar mesazhet në “Facebook”, ai u shpreh: “Ishte momenti ku kuptova çdo gjë për sjelljen e saj. Ka pasur gjëra të shumëfishta që po ndodhin”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al